Çitaku nga Emergjenca: Njëri nga të plagosurit në Lupç nuk ka pranuar të qëndroj në spital

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Agron Çitaku ka thënë se njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në sallën e operacionit.

Në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se mosha e të plagosurve sillet nga 30 deri 50 vjeç.

Ai shtoi se njëri nga të plagosurit nuk ka pranuar të qëndroj në spital dhe është marr nga Policia e Kosovës.

“Prej tyre, dy janë më rëndë dhe dy janë më lehtë madje njëri prej tyre nuk ka pranuar as të qëndroj në spital dhe e ka marr policia. Njëri është në sall duke u operauar ndërsa tjetri nuk besoj që do të hyjë në sall edhe pse është me armë zjarri. Mosha sillet prej 30 deri në 50. Dy janë më të ri dy më të moshuar”, ka thënë Çitaku.

Lini një Përgjigje