Çitaku pas vrasjes që ndodhi në Pejë: A ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta?

Vrasja e mbrëmshme në Pejë ka tronditur vendin.

Atje djali ka vrarë nën e tij.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka pyetur se a ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta.

Çitaku ka thënë se si institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues.

Postimi i saj i plotë:

A ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta?

Në rrugë jo. Në vend të punës jo. Në shtëpi jo.

Dhimbje padund për jetët e që po shuhen dhunëshëm çdo ditë.

Si Institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërrmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues.

Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht a papranueshme.