Çitaku për vrasjet në Prishtinë: Dikush të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar për dy vrasjet e ndodhura të mërkurën e 29 nëntorit, në Prishtinë, shkruan Fokusi.info.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka kërkuar përgjegjësi për atë që ajo e quan shkallë e pasigurisë.

“Dy vrasje brenda natës në kryeqytet. Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej. E tmerrshme”, shkroi ajo.