Tigri me dhëmb prej ari

Cara, një tigër gjashtë vjeçare tashmë gëzon një dhëmbë prej floriri, pas një operacioni të ndërlikuar që zgjati plot 80 minuta, në Gjermani, transmeton Gazeta Metro.

Cara u konfiskua dhe u dërgua në një fermë në Mugnano të Italisë në vitin 2013 dhe më pas u transferua në stacionin e tigërve në 2015, në Gjermani.

Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë përgatitën një kurorë ari për Caran dhe ajo iu nënshtrua dy operacioneve të ndërlikuara për të shpëtuar kafshimin e saj dhe për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme, ndërsa përpiqej të hante.

Specialistët prodhuan një kastë dhëmbësh për Cara’n, duke krijuar një implant të përsosur të dhëmbëve, tre javë më vonë ajo mund të hajë sërish mish dhe të përtyp kocka.

Biologja Eva Lindenschmidt u shpreh se: “Ne jemi vërtet të kënaqur që Cara mund të kafshojë siç duhet tani dhe shihet duke buzëqeshur duke treguar dhëmbin e saj të ri prej ari.