Çitaku: Shoqëria kosovare po i përqesh veteranët

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se trajtimi i veteranëve me nënçmim dhe përbuzje është bërë pjesë kulturore e shoqërisë falë trajtimit politik.

Çitaku ka komentuar mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për rritjen për rrogën minimale në Kosovë, duke thënë se kjo çështje tanimë është politizuar.

“Ka diçka kulturore në trajtimin e veteranëve, ka cinizëm e përqeshje deri në mohim”, ka thënë ajo në T7.