Çitaku: Thaçi i tremb disa edhe nga burgu

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara, sidomos në pjesën e dytë, ku Kusari dëgjohet duke folur me Simiq, teksa ky i fundit ia lexon një letër nga Milan Radojiçiq.

E Radojiçiq thotë se “PDK-në e ka armikun më të madh në Kosovë, e se do të luftojë me ta, sa të jetë gjallë”.

Çitaku ka thënë se Thaçi ka siguruar të drejta për komunitetet me Kushtetutë, kurse disa i tremb edhe nga burgu.