Çitaku: “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar në MPJD

Nënkryetarja e PDK-së, përmes një postimi në facebook, ka thënë se “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar.

Çitaku këtë e tha pasi Ministrja e Punëve të Jashtmë kishte fshirë nga historiku në web faqe të gjitha aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak, ( përvec Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës), tutje ajo këtë sjellje e sheh si mjerim dhe marrëzi.

“Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë: