Isni Kilaj u arrestua mbrëmë nga Specialja, por dy herë kishte vizituar ish-krerët e UÇK’së në Hagë

Gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 23:30, me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, kanë arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) pas bastisjeve disa orëshe në pronat e tij në Prishtinë e Lubizhdë të Malishevës.

Djali i Isniut, Blendi Kilaj tha se familja e tij është rrethuar në dy shtëpitë, në Prishtinë dhe në Malishevë, nga EULEX-i dhe Gjykata Speciale, ku për 17 orë janë marrë në pyetje dhe nuk i është lejuar asnjë kontakt nga jashtë.

Por, ish-kryetari Kilaj, në muajin tetor të këtij viti kishte vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kilaj kishte shkruar shkurt “Sot në Hagë te Çlirimtarët!”, duke ia bashkangjitur edhe 2 fotografi me miqtë e tij.