Çitaku: Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën, të Beogradit për UÇK’në? Ato tashmë janë në Hagë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar deklaratës së e zv.kryeministri Bislimi, i cili ka deklaruar se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat për UÇK’në.

Çitaku e ka pyetur Bislimin se për cilat arkiva bëhet fjalë, sepse sipas ish ambasadores, ato të Bogradit për UÇK’në, tashmë janë në Hagë.

Ajo tutje ka i thënë Bislimit se po të kishte UÇK’ja arkiva të tilla, deri më tani kishin dalë.

Sipas Çitakut, kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme.

Postimi i plotë:

Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në.

Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në?
Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë?!!!

Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra.