“Çka ka, çka s’ka”, Krasniqi i PSD-së i përgjigjet videos së VV’së

Frashër Krasniqi nga PSD-ja i ka reaguar VV-së për videon e fundit ku akuzoi rëndë ish-qeveritarët, për hajni e zhvatje të vendit, raporton Fokusi.info.

Krasniqi ka publikuar një video 6-minutëshe ku ka përmbledhur disa nga dështimet e Qeverisë Kurti në këto dy vite në pushtet.

Sipas Krasniqit, me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet ka ikje të njerëzve nga vendi më shumë se kurrë, teksa përmend edhe mungesën e materialit për pasaporta.

“Ka xhipa, truproja e shtëpi ma t’madhe për Kryeministrin”, thuhet tutje në videon e Krasniqit.

Këtu ➡️ VIDEO

https://fb.watch/h_EipS2hv8/