Çka nëse Murat Jashari kandidon për president? AAK jep këtë përgjigje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka muaj që publikisht ka shpallur kandidaturën për president të vendit, me këmbënguljen se Ramush Haradinaj patjetër duhet të marrë këtë pozitë.

Mirëpo një gjë të të tillë nuk e kanë mirëpritur partitë e tjera, për të cilat AAK thotë se nuk ka votë për president, përpos Haradinajt.

Por çka nëse kandidon Murat Jashari, i biri i Rifat Jasharit?

‘’Nëse vjen Murat Jashari do ta shqyrtojmë atë kandidaturë. Por deri tani s’ka kandidaturë nga ai. Por për të gjithë kandidatët e tjerë, s’kemi votë për ta’’, thotë Teuta Haxhiu nga AAK.

Asnjë parti tjetër në vend s’ka bërë publikë emrat për këtë post, proces që sipas Isa Mustafës të LDK’së do të përfundojë pas janarit të vitit të ardhshëm.