“Çka po bërtet, a ban me ditë”: Sërish përplasje midis anëtarëve të VV’së dhe Valdete Dakës

Alim Rama dhe Sami Kurteshi nga Vetëvendosja janë përplasur përsëri me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, shkruan Fokusi.info.

Nga ky debat u ashpërsua edhe gjuha e anëtarëve të VV’së dhe Dakës.

Më poshtë ju sjellim repalikat e tyre:

“Ti e ke humb kredibilitetin me qenë anëtare e KQZ-së e lëre më kryesuese”, ka thënë Rama.

Më pas Daka ia ka kthyer duke i thënë se nuk është çështje e tij.

“A e kam humb unë kredibilitetin a jo nuk është çështje e jotja”, i ka thënë Daka.

“Pse po bërtet Alim”, ka vazhduar ajo.

Pas këtij diskutimi ka ndërhyrë anëtari tjetër nga LVV-ja, Sami Kurteshi duke i thënë se Daka ka nënshkruar letra që s’i ka miratuar KQZ-ja.

Sami Kurteshi ka vazhduar edhe më tej përplasjen me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka duke i thënë se nuk do të jetë më njëjtë në këtë institucion.

Kurteshi i tha Dakës se nuk është kredibile që të udhëheq me KQZ sepse sipas tij ajo ka përkatësi politike.

“Unë po them ky votim është politik përpjekje për atë që ka qenë, nuk mbrohet kështu. Dhe këto vendosen vetëm kur të jetë përbërja e plotë e KQZ-së”, tha Kurteshi./Fokusi.info/