COVID-19/ Disa ditë në terapi intensive, përmirësohet gjendja e Johnson

Pas tre ditësh në terapi intesnsive, gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik Boris Johnson është përmirësuar.

Lajmi i mirë bëhet i ditur nga nëj zëdhënës i Doëning Street i cili foli gjatë mbledhjes së komitetit të qeverisë në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Kryeministri mbetet në terapi intensive, ku gjendja e tij po përmirësohet. Mund t’ju them se ai ka lëvizur nga shtrati dhe ka folur me ekipin mjekësor”, tha ministri i Financave në Britaninë e Madhe.

Ministri shtoi se Johnson ka nevojë për oksigjen por jo për ventilator. Që prej shpërthimit të pandemisë më shumë se 7 mijë njerez kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe mbi 61 mijë janë infektuar në Britanë e Madhe. Shpresat që shifrat të ulen, ndeshen me paralajmërimin e ekspertëve që piku i koronavirusit nuk ka ardhur ende./Opinion.al