Ministri Peci i ndihmon bujkut nga Vushtrria në mbjelljen e 18 hektarëve patate

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është bashkangjitur bujkut Sinan Behrami nga Novolani i Vushtrrisë në mbjelljen e 18 hektarëve patate.

Ai ka thënë se u njoh nga afër me të gjithë procesin, teksa shtoi se pa se si një familje e tërë i përkushtohet arës së vet.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Bujkut Sinan Behrami sot iu bashkangjita në mbjelljen e 18 hektarë patate në fshatin Novolan të Komunës së Vushtrrisë.
U njoha nga afër me gjithë procesin hap pas hapi dhe pashë se si një familje e tërë i përkushtohet arës së vet, duke besuar të mbledhin frytet e punës së tyre.
E gjithë familja Behrami ishin shembull i bujqëve të vyer e kjo më frymëzon që edhe unë detyrën time si Ministër i Bujqësisë ta dua çdo ditë e më tepër.
Këtë vit, kultura e patates ka një rritje të përkrahjes prej 118%, përfshirë këtu edhe subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror.
Nga ana tjetër, kulturat e tjera perimtare kanë një rritje të mbështetjes prej rreth 85%. E sigurova Sinanin se gjithmonë politikat tona do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe zgjërimit të veprimtarive bujqësore dhe prioritet do të kenë bujkun meritor!