Covid-19, Kryemadhi: Unë kalova dhe gripin e derrit dhe s’bëra kështu!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar të ‘injorojë’ Covid-19, duke thënë se nuk është ai që po mbyt qytetarët.

“Për Covid19 ka një mungese informacioni dhe keqmenaxhim të situatës. Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së qytetarëve.”, tha ajo në një intervistë për “Real Story”

Ndërkaq, kur është kontestuar nga analisti Skënder Minxhozi se përse jep mesazhe negacioniste, Kryemadhi tha se unë kam kaluar edhe gripin e derrit, por kjo nuk do të thotë se rashë në pezimizëm.