Sot për Ditën e Grave, mbahet marshi protestues “Marshojmë, s’festojmë” në Prishtinë

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” proteston sot me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas.

Marshi nis nga Pallati i Drejtësisë (ora 10:00) dhe pas grumbullimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në orën 12:00, vazhdohet me trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës.