COVID-19: Takimi të mërkurën, ky është vendimi i ri që pritet të marrë Gjermania

Gjermania brenda javës do të diskutojë masat e reja për rikthim në jetën normale.

Kancelarja Angela Merkel do të takohet të mërkurën me krerët e shteteve gjermane për të diskutuar sesi vendi planifikon të kthehet në jetën normale pas koronavirusit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Qendra e Gjermanisë për kontrollin e sëmundjeve të hënën shënoi rritjen më të ulët të vdekjeve të Gjermanisë në një hapësirë 24-orëshe që nga 25 mars.

Ministrat planifikojnë të diskutojnë kur shkollat dhe kopshtet mund të rinisin klasat, dhe kur restorantet, baret dhe kafenetë mund të jenë në gjendje të rihapen, transmeton lajmi.net.

Ata do të flasin gjithashtu se kur ngjarjet sportive mund të kthehen në kalendar, sipas zëdhënësit të Merkel, Steffen Seibert.

Kishat në Gjermani u rihapën të dielën dhe njerëzit në të gjithë vendin mund të bëjnë prerjen e flokëve të tyre, me parukeri dhe berberë që hapen nga sot.