Thaçi njofton se sapo u lirua nga spitali

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka njoftuar se u lirua nga spitali për trajtim në shtëpi shkruan Fokusi.info.

“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore”, ka thënë Thaçi.