Eurodeputetja Viola von Cramon ka reaguar ndaj sulmeve të burrit të presidentes Osmani, Prindon Osmani ndaj gazetarëve në Kosovë. Von Cramon ka shkruar se është duke e ndjekur nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve.
“Media e lirë është njëra nga shtyllat themelore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre për t’u shprehur pa ndonjë frikë. Për këtë jam duke monitoruar nga afër kampanjën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, është shprehur ajo.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tutje ka thënë se Kosova ka shërbyer si shembull për një ambient pluralist.
“Kosova ka shërbyer si shembull për një ambient pluralist, ne do të dëshironim të shihnim standardet e BE-së të shprehjes së opinionit të qëndrojnë të mbështetura dhe gazetarët të mbrohen nga presioni politik”, ka thënë Von Cramon.
Free media is one of essential pillars of #democracy and #journalists must have the freedom to express themselves without any fear.
I am therefore closely monitoring the denigrating campaign organised against journalists in #Kosovo to fully understand recent events.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) February 9, 2022