Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i vitit nga ‘Global Soccer Awards’

Cristiano Ronaldo fitoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2019” në ceremoninë e “Global Soccer Awards” që u zhvillua në Dubai të Emirtate e Bashkuara Arabe.

CR7 kishte si konkurrentë rivalin e tij të madh, Lionel Messi, dhe dy futbollistët e Liverpoolit, Mohamed Salah e Virgil van Dijk.

Kjo është herë e shtatë që portugezi e fiton këtë çmim dhe katërta radhazi.

“Faleminderit të gjithëve: familjes sime, shokëve të mi tek Juventusi dhe në përfaqësuesen e Portugalisë, menaxherit tim Mendes dhe të gjithë personave që më kanë mbështetur çdo ditë. E kam për nder që jam i pranishëm këtu dhe shpresoj ta fitoj edhe vitin e ardhshëm këtë çmim fantastik.

Goli ndaj Sampdorias më i miri në karrierë? Ishte fantastik, por kam shënuar gjithmonë gola të mrekullueshëm që në fillim të karrierës sime. Nga golat me kokë, ndoshta është më i miri i karrierës sime”, deklaroi Ronaldo pas marrjes së çmimit.