Moti sot në Kosovë

​Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë celsius.
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, pasdite pritet të ketë vranësira, më të theksuar në orët e vona. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, bën të ditur IHMK.