“Çuditë e paaftësisë s’kanë kufi”/ Zemaj: Kurti nuk e shkarkon Latifin për dështim, por e ngarkon veten si ministër të shëndetësisë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar lidhur me mbledhjen e Komisionit Ekzekutiv të Shëndetësisë nga kryeministri Kurti, duke thënë se çuditë e paaftësisë s’kanë kufi.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se Kurti nuk e shkarkon ministrin e shëndetësisë për dështim por ngarkohet vet si ministër i kësaj ministrie.

Postimi i tij i plotë:

Çuditë e paaftësisë s’kanë kufi!Kryeministri nuk e shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie. Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë.
Spektakël populist!