Forcat ushtarake evakuan mbi 900 njerëz nga një tren i bllokuar nga ujërat (video)

Autoritetet indiane njoftuan sot se punonjësit e emergjencave evakuan mbi 900 njerëz nga një tren i bllokuar nga ujërat pranë Mumbait.

Treni ekspres që udhëtonte gjatë mbrëmjes të së premtes u ndal pas zhytjes së shinave në ujë dhe në vazhdim u përmbyt edhe vetë.

Për shpëtimin e pasagjerëve ndërhynë forcat ushtarake të vendit.

Shiheni në videon e VOA – Zëri i Amerikës: