Cutillo: Zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime edhe pa opozitën!

Ambasdori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo tha se opozita jashtë parlamentit duhet të gjejë brenda saj rrugën për zgjidhjen e krizës politike.

“Manifestimet e fundit kanë treguar se mund të manifestohet në mënyrë paqësore. Parlamenti sot ka një opozitë të re, që është legjitime, por e dimë të gjithë që opozita, në kuptimin e udhëheqësve kryesor të forcave të opozitës, është jashtë parlamentit. Duhet mbajtur një dialog I hapur me të gjithë. Opozita duhet të gjej në brendësi të saj zgjidhjet, të cilat I japin mundësinë e zgjidhjes së krizës”, – tha ambasadori Cutillo.

Megjithëse e njeh opozitën jashtë parlamentit, ambasadori I Italisë thotë se zgjedhjet lokale pa të mbeten të vlefshme.

“Për mua këto zgjedhje janë legjitime. Zgjedhja për të mos marrë pjesë është një zgjedhje personale, që duhet respektuar, por që nuk I bën të pavlefshme këto zgjedhje. Nga kjo sitautë demokracia nuk del e ekzaltuar, por as e poshtëruar, – tha ambasadori Cutillo në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi./shqiptarja.com