Yjet e Ajaxit agjëruan gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit, bënë iftar në fushë (video)

Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui ishin duke agjëruar gjatë ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

Shumë myslimanë – përfshirë këtu edhe dy yjet e Ajaxit, Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui – janë duke e agjëruar muajin e Ramazanit.

Dyshja e klubit holandez luajti mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, megjithatë agjërimin nuk e ndërprenë. Ata agjëruan edhe në fushën e lojës, deri në minutën e 24-të të ndeshjes, kur bënë iftar.

Në minutën e 24-të të ndeshjes bënë iftar dhe Ziyech e shënoi golin e dytë të Ajaxit vetëm 11 minuta pasi hëngri bukë dhe piu ujë.

https://streamable.com/2svwv