Dafina Zeqiri konfirmon bashkëpunimin me Varrosin, vjen për herë të parë me këngë në gjuhën suedeze

Dafina Zeqiri tashmë e ka konfirmuar bashkëpunimin e saj me anëtarin e grupit OTR, Varrosi, projekti i të cilëve titullohet “Ring Ring”.

Ndonëse përgatitjet e këngës kanë filluar, kjo duket se është mjaft e veçantë, pasi për herë të parë do këndojë në gjuhën suedeze.

Këtë e bëri të ditur vet artistja Zeqiri përmes një postimi të publikuar në Instagram, derisa tregon se projekti vjen kombinim mes gjuhës suedeze, angleze dhe shqipe.

https://www.youtube.com/watch?v=0O3aJkgkfPE

“Ring Ring ft Varrosi së shpejti. Projekti im i parë në gjuhën suedeze, këngë e cila po ashtu i dedikohet shoqërisë dhe familjes në vendin ku jam lindur dhe rritur (Suedisht, shqip, anglisht)”, ka shkruar krahas videos këngëtarja Zeqiri, e cila ndan një pjesë të projektit me të gjithë fansat e saj.

Ajo përndryshe prej vitesh është pjesë e estradës shqiptare, e që është kthyer nga Suedia në Kosovë, për të vazhduar jetën dhe karrierën e saj muzikore.

Tani, ajo ka arritur të shndërrohet në një nga personazhet më me ndikim në showbizin shqiptar dhe mjaft e dashur për publikun.