Dakordimi Lajçak – Bislimi për deeskalim të Veriut, a pritet të hiqen sanksionet nga BE-ja?

Brenda dy javësh pritet të shtensionohet situata në veri, në bazë të një marrëveshjeje të arritur ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Bislimi dhe Lajçak e patën një takim të mirë të hënën në Bratisllavë, i cili rezultoi me një dakordim për shtensionimin e situatës në veri.

Analisti Arton Demhasaj e cilësoi si të pritshëm “lëshimin” pe të Kosovës.

“E pritshme sepse mundesh pafundësisht me i rezistuar diçkaje të tillë. Sapo kanë filluar masat është ditë që gradualisht ka me u tërheq. Gabim që është rezitu kaq shumë madje”, theksoi Demhasaj për Front Online.

Bashkimi Evropian kishte premtuar se sapo të nisë depërshkallëzimi në komunat veriore, masat ndaj Kosovës do të hiqen.

Politologu Fidan Ukaj jep një version.

Të dy analistët i bëjnë thirrje Kurtit e Vuçqit t`i kthehen dialogut e të zbatojnë dy marrëveshjet e arritura më 2023-ën.

“Së pari duhet me u respektu kushtet e partnerëve, veriu në zgjedhje, kur kryhet kjo çështje, krijohen kushtet me u kthy në dialog dhe me nis zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit”, u shpreh Dehmhasaj për “Front Online”.

“Sigurisht se nuk ka rrugë tjetër, pos kthimit ne dialog dhe qetësimit të situatës”, pohoi politologu Ukaj.