Dalin pamje të një rrahjeje masive në Prishtinë (+18)

Janë publikuar disa pamje të një rrahjeje mes disa personave në Prishtinë.

Në ato pamje – që lusim audiencat minorene të mos i shikojnë – shihen derisa grushtohen një grumbull qytetarësh mes vete. Numri i tyre është rreth dhjetë.

Arsyet nuk dihen të kësaj përleshjeje derisa nuk ka asnjë konfirmim nga policia apo autoritetet shëndetësore për persona të arrestuar apo lënduar.

Besohet se kjo ngjarje ka ndodhur në Lagjen Pejton.