Dalin pamjet e para/ Atentat me bombë në tubimin e Erdogan, shmanget ngjarja e rëndë

TURQI- Një ngjarje e rëndë mund të kishte ndodhur në Turqi gjatë një tubimi ku pjesëmarrës ka qenë presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan .

Mediat turke raportojnë se një antetat me bombë  është shmangur ndaj presidentit turk Erdogan.

Mediumi turk Sabah dhe Haberturk, raportojnë se derisa Erdogan po merrte pjesë në një tubim në qytetin Siirt në juglindje të Turqisë, veturës së një polici që ishte i angazhuar në organizimin e tubimit të presidentit Erdogan, iu vendos një mjet shpërthyes.

Sipas këtyre mediumeve, një mjet shpërthyes u vendos nën makinën private të parkuar të oficerit të policisë.

Me zbulimin e eksplozivit, ekspertët e asgjësimit të bombave u drejtuan në vendngjarje duke shkatërruar në mënyrë të kontrolluar eksplozivin dhe shmangën kështu një tragjedi të mundshme.