Dalin pamjet: Momenti kur vritet lideri i ISIS, ushtria amerikane e hedh në erë (video)

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit kur lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi besohet të jetë vrarë pas një operacioni të koordinuar midis forcave ushtarake amerikane dhe milicisë kurde, gjatë natës në veri-perëndim të Sirisë.

Al-Bagdadi, udhëheqësi i të ashtuquajturit ‘Kalifati Islamik’, raportohet se u hodh në erë gjatë sulmit në provincën Idlib të Sirisë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ai arriti në zonën e bastisjes 48 orë më parë, tha një zyrtar turk.

Lideri i ISIS ishte me dy gratë e tij, të cilat raportohet se kishin veshur pajisje eksplozive, si dhe fëmijët e tij për të cilët besohet të jenë akoma gjallë.

Videoja është ende e pakonfirmuar dhe konfirmimi përfundimtar i vdekjes së Bagdadit është duke u zhvilluar, ndërsa është duke u bërë po ashtu edhe testi i ADN, i thanë burimet CNN.

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (SDF) thanë të dielën se kishin punuar me SHBA, në një operacion ‘të suksesshëm ’kundër Shtetit Islamik.

“Operacionet tona të forta dhe efektive konfirmojnë edhe njëherë forcën dhe vendosmërinë tonë për t’u ndjekur (Shteti Islamik)”, tha kreu i zyrës së mediave të SDF.

Zyrtarët thonë se po pritet konfirmimi që kreu i ISIS është vrarë në shpërthim, dhe Presidenti Trump ka paralajmëruar të bëjë një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në orën 1 pasdite (lokale).

Udhëheqësi i ISIS ka qenë ndër figurat më të kërkuara të forcave amerikane dhe evropiane që nga shfaqja e tij me zë e figurë në vitin 2014.