Dallgë të forta, i shpëtohet jeta pushuesit 55 vjeçar (foto)

Një pushues është shpëtuar nga polumbarët e Forcës Detare këtë të dielë në Jalë.

Polumbarët kanë bërë të mundur shpëtimin e 55-vjeçarit me inicialet G.C. nga qyteti i Kukësit.

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të kohës së keqe, erës dhe detit me dallgë, ai e ka pasur të pamundur të dilte në breg duke rrezikuar jetën.