Daut Haradinaj: Me formimin e Policisë së Kryeqytetit do ta rrisim sigurinë në shkolla

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj një artikulli në një portal siç e quan ai, partiak për uzurpim të tokës komunale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se këto shpifje po ndodhin për shkak të frikës nga fitorja e zgjedhjeve të tetorit.

“Frika dhe panika e fitores sime drithëron në venat e uzurpatorëve. Fjalën e keni nga unë se do të jem i pakompromis për ata që thyejnë ligjin”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Fatkeqësisht portalet e partive shpifin për të më dëmtuar pa bazë e me tendencë! Një portal partiak paska deklaruar se jam uzurpator i tokës komunale! Këtë gjë e kam sqaruar shumë herë por më duhet ta them prapë se ajo pronë nuk është e uzurpuar e as e rrethuar.

Për më shumë, i kam shkruar zyrtarisht Komunës së Prishtinës që t’i pastrojnë listat e ta shfrytëzojnë atë pronë për të mirën publike. Kjo pronë për më shumë se 70 vite nuk shfrytëzohet as nga unë e as nga të tjerët. Frika dhe panika e fitores sime drithëron në venat e uzurpatorëve. Fjalën e keni nga unë se do të jem i pakompromis për ata që thyejnë ligjin. Këtij portali partiak i dëshiroj suksese, e listës sime fituese i them PUNA MARË na qoftë!