Daut Haradinaj nderohet nga familja e heroit Agim Ramadani

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradianj sot u nderua me një dhuratë nga familja e Agim Ramadanit.

Në rrjetin social Facebook, Haradinaj kishte shpërndarë një foto ku shihej dhurata që atij i kishin bërë familja Ramadani, e krahas fotos ai kishte shkruar se dhuratën e ka pranuar nga familja e heroit Agim Ramadani.

Ai tha se ka respekt për Shukrijen dhe fëmijët e Agimit të cilët po ruajnë traditat.

“Pranova këtë dhuratë nga familja e heroit, Agim Ramadani. Respekt të përjetshëm për Shukrijen dhe fëmijët e Agimit, që po e ruajnë traditën!“, ka shkruar Haradinaj.