Daut Haradinaj reagon për arrestimin e Dardan Molliqajt: Vetëm më të fortë po të bëjnë!

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka reaguar për arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Haradinaj në postimin e tij ka vendosur një fotografi ku është së bashku me Molliqajn, transmeton Fokusi.info.

“Vetëm më të fortë po të bëjnë, miku im Dardan”, kështu ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.

Dardan Molliqaj dhe 7 zyrtarë tjerë të PSD-së u arrestuan sot nga Policia e Kosovës derisa po kryenin një aksion tek Ministria e Drejtësisë./Fokusi.info/