“Defender 21”, operacioni nga toka në breg, ambasada e SHBA: Gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka ndarë pamje të tjera nga ceremonia DefenderEurope 21 ditën e djeshme në vendin tonë, ku duket anija dhe mjetet ushtarake që do të përdoren për këtë stërvitje.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se forcat e SHBA dhe NATO-s janë të stërvitura dhe gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh.

“Shikoni disa pamje më shumë nga #DefenderEurope 21 dje në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit. Shihni transportimin e automjeteve në det si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga toka në breg, kryer për herë të parë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ky ushtrim tregon që forcat e SHBA dhe NATO-s janë të stërvitura, të afta për të operuar së bashku dhe gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh,” shkruhet në postimin e Ambasadës.