Dëgjohen dy shpërthime në veri të Mitrovicës

Para pak minutash janë dëgjuar dy shpërthime në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

“Jepi zë” ka marrë vesh nga disa banorë të asaj zone që shpërthimet kanë qenë të fuqishme.

Sipas tyre, banorët po dyshojnë se mund të jenë bomba, por edhe fishekzjarre të mëdha.

Dëshmitarët thonë se shpërthimet janë dëgjuar në një prej lagjeve ku jetojnë shumë shqiptarë në veri.

“Jepi zë” ka biseduar edhe me shumë qytetarë nga lagje të ndryshme të qytetit, dhe është konfirmuar se shpërthimet janë dëgjuar edhe në jug.