Tentoi të riparonte pompën e ujit/ Vdes 43 vjeçari pas kontaktit me rrymën elektrike

Një 43-vjeçar me iniciale E.K ka humbur jetën pasi gjatë tentativës për të rregulluar pompën e ujit ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:38 të mesditës së sotme në rrugën “Brigada VIII” në kryeqytet.

Policia raporton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dy ditë më parë një një grua 38-vjeçe ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po tentonte të ndizte pompën e ujit.

Foto ilustrim

Shqiptarja.com