Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Sot rreth orës 06:00 të mëngjesit ka ndodhur një përleshje mes disa personave në lagjen Veternik, ku më pas janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar një rast ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veternik, ku fillimisht ka pasur një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorur edhe armë zjarri”.

“Njësitet kompetente policore po merren me rastin. Për çdo të re rreth rastit do të njoftoheni me kohë.