Deklarata për Drenicakët, Musliu e krahason Bashën me regjimin serb: Kjo kohë i ka përfundu Dimalave në ’99-tën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka reaguar tejet ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas deklaratës se tij të dhënë mbrëmë ku tha se “këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, e nuk e votojnë marrëveshjen për ngrohtoren e kryeqytetit”.

Ajo tha se partia në pushtet, në mungesë të suksesit për ta prezantuar te qytetarët kur është futur në vitin e fundit qeverisës, po servon propagandë përqase e destabilizuese.

“Deklaratat dhe veprimet qe përdori pushteti në javën që e lamë pas tregojnë më se miri se ku është katandisur një pushtet që është futur në vitin e fundit të mandatit pa pasë asnjë projekt për të prezantuar para qytetarëve. Në mungesë të suksesit dhe kredibilitetit, për qytetarët servojnë vetem propagandë përqarse e dstabilizuese”, shkroi ajo.

Musliu madje shkoi edhe më tutje, teksa e krahasoi Bashën me regjimin serb të viteve ’98-’99.

“Prandaj ne e dijmë që Dimal Basha bashkë me do tjerë me guxu drenicakëve ua qesin rampen në Komoran e Nadakvc qysh na e pat qitē policia e serbisë ne vitin 1998-1999, po kjo kohë i ka përfundu Dimalave në 1999-tën”, përfundoi tutje.

https://www.facebook.com/100044342085191/posts/pfbid02X9uQFfdCkv342ufPRaNXf84rD154euTGUKrT6rX3Gnncy3BJCFZDDYTGwnu3kXtBl/?app=fbl