Vrasjet dhe ngjarjet e rënda, Rama thërret me urgjencë ministrin Çuçi dhe drejtues të policisë: Ristrukturimi i parashikuar në shtator do të bëhet tani

Nga Vlora, Kryeministri Rama paralajmëroi një ristrukturim të punës në Ministrinë e Brendshme apo në Policinë e Shtetit pas ngjarjeve të fundit kriminale apo edhe të rendit dhe sigurisë. Rama kërkoi nga gazetarët që të largohej më shpejt pasi kishte thirrur ministrin e Brendshëm Çuçi dhe disa drejtues të policisë.

“Tani do më duhet të largohem sepse kam thirrur me urgjencë ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues të policisë, sepse do të lançojmë sa më shpejt fazën e re të ristrukturimit por që për arsye të mirëkuptueshme të përshpejtohet me disa javë”, tha Rama.