Deklaratë e Kryetarëve të Mitrovicës, Vushtrrisë e Skënderajt në prag të zgjedhjeve lokale

Kryetarët e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skënderaj kanë zhvilluar një takim të përbashkët në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, ku kanë diskutuar për mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale.

Kryetari Bahtiri, Jashari e Tahiri i kanë ofruar gjithë mbështetjen logjistike KKZ-ve në mënyrë që zgjedhjet të organizohen sa më mirë, transmeton Fokusi.info.

Të tre Kryetarët po ashtu ftojnë mediet lokale që në prag të zgjedhjeve, por edhe gjatë fushatës të jenë të paanshme e të informojnë publikun drejtë për të gjitha zhvillimet në komunat e regjionit 02.

Në këtë drejtim, Kryetari Bahtiri, Jashari e Tahiri shprehin shqetësimin e tyre për disa portale si “Jepi zë” që në javët e fundit me shkrime të pabazuara e tendencioze janë vënë në shërbim të përhapjes së lajmeve të pabazuara që dezinformojnë qytetarin e publikun.

Kryetarët e Komunave mirëpresin bashkëpunimin me portalet e mediet lokale por nuk i nënshtrohen shantazhit që ka për qëllim përfitim material në funksion të ‘lajmeve pozitive’