Deklarohet edhe njëherë Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës është deklaruar sot për aksionin e Policisë së Kosovës në veti të Mitrovicës ku u arrestuan disa persona.

Haradinaj theksoi se ky operacion nuk ka pasur motive tjera përpos zbatimit të ligjit.

“Ka ndodhur një aksion policor i arrestimit të disa personave për vepra të jashtëligjshme, policia këtë aksion e ka zhvilluar dy ditët e fundit. Ka qenë edhe në regjione tjera e jo vetëm në veri. Urdhri i prokurorit ka qenë arrestime por edhe bastisje në disa raste.

Operacioni është zhvilluar në bazë të ligjit dhe nuk ka pasur kurrfarë motivi tjetër. Policia e Kosovës ka qenë e kujdesshme nuk ka përdorur forcë të tepruar, u është përgjigjur këtyre sulmeve sepse është detyruar”, ka potencuar Haradinaj.

Haradinaj apeloi që qytetarët serbë që ta ruajnë qetësinë sepse sipas tij ky operacion nuk është kundër tyre dhe kundër askujt me baza etnie. Ai kërkoi që të mos minohet përpjekja e Kosovës që të vendose rend dhe ligj.