Deklarohet Hoti pas takimit me Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar para gazetarëve pas takimit të shkurtër që e pati me presidentin Hashim Thaçi.

Hoti tha se ia ka prezantuar presidentit platformën e tij për dialogun me Serbinë dhe i ka kërkuar koordinim në këtë proces

“Atë qëndrim e prezantova sot para presidentit dhe kërkova që plotësisht të koordinohemi në këtë proces të rëndësishëm që nuk është vetëm i kësaj qeveria, por është i gjithë partive politike dhe i gjithë qytetarëve”, tha Hoti.

Çështja se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, Hoti tha se nuk u shtrua sepse sipas tij, Kushtetuta i ndanë qartë kompetencat.

“Ato çështje as nuk shtrohen. Kushtetuta është shumë e qartë në këtë drejtim”, u shpreh Hoti.