Deklarohet Vucic për situatën në veri

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po e fajëson qeverinë kosovare, për sulmet dhe dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj KFOR-it në veri.

Ai ka thënë se konfliktin mes serbëve dhe NATO-s, e do kryeministri Albin Kurti, transmeton klankosova.tv.

”Edhe pse kemi muaj që kemi thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë për të shkaktuar konflikte në Kosovë, pakkush ka dashur të dëgjojë të vërtetën. Ai dëshiron vetëm një konflikt mes NATO-s dhe serbëve”, tha Vuçiq.