“Dëmet që ia keni bërë vendit”: Përplasen Mirena – Haradinaj

Analisti dhe gazetari Ilir Mirena, në debat me Ramush Haradinajn, ka thënë se ‘për shkak të kushtëzimeve të tij, vendi vazhdimisht po shkon në zgjedhje”

“Vendi shkon në zgjedhje, shkon për shkak të kushtëzimit tuaj, në fakt është për keqardhje, por nuk është hera e parë, po doni me e përsëritë herën e tretë, po doni me e rrëzu qeverinë. Dëmi që po i bëhet, për shembull tri vite ju dhe Vetëvendosja na  i keni humbur dhe në fund e keni miratu, tri vite kanë humbur”, ka thënë Mirena.

Pas kësaj Haradinaj ka thënë se ‘AAK nuk e dërgon vendin në zgjedhje” por se ‘e shikon më shumë interesin e qytetarëve”.