Fillon kongresi tre ditor i Federatës Botërore të Veteranëve, merr pjesë edhe Kosova

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  Hysni Gucati po merr pjesë në Asamblenë e 29 të Përgjithshme të Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës, e cila po mbahet në Paris.

Federata Botërore e Veteranëve, e themeluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, përbëhet nga shumica e shteteve të botës, ndërsa Kosova u pranua si anëtare e barabartë që nga Asambleja e 26-të, që u mbajt në vitin 2009 në Kopenhagë.