Dëmtoi varrezat e dëshmorëve në Pejë, arrestohet 34-vjeçari

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 23.05.2023, rreth orёs 07:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga persona tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati.

Nё vendngjarje kanё dalё njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё dhe menaxhmenti i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё.

Aty ёshtё vërejtur se njё varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe ndёrsa tetё tё tjera janё dёmtuar mё pak.

Pas njё pune intesive operativo-hetimore, Policia ka arritur ta identifikojё dhe arrestojë tё dyshuarin me inicialet E.U. i lindur më 1989.

Personi i dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё.