AAK e pranon haptazi: Mund ta bëjmë koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike në Kosovë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëkohësisht kryetar i komunës së Gjakovë, Ardian Gjini nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

AAK-ja në zgjedhjet e fundit politike të 6 tetorit 2019 doli forcë e katërt politike, e nisi si opozitë dhe përfundoi në qeveri. Sipas kryetari të Gjakovës kjo ndodhi nga situata në të cilën ndodhej vendi.

“Po mendoj se mënyra si ka rrjedhur qeverisja e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje të z. Kurti ka qenë e vendosur që do të prishej si koalicion dhe qeveri”,-thotë kryetari i Gjakovës.

“Tani edhe njerëzit edhe partitë mësojnë, por unë ende vazhdoj të besoj që ka pasur paaftësi në qeverisje, janë marrë vendime të thjeshta”,-shprehet ai.

Z. Gjini u ndal dhe te negociatat mes Serbisë dhe Kosovës dhe ndau për “Balkan Talks” mendimin e tij për këto negociata.

“Zgjedhja më e shpejtë dhe e mirë mes Kosovës dhe Serbisë është te rritja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Amerikës”,-shprehet Ardian Gjini.

Gazetari Franko Egro mori dhe një mendim nga z. Gjini për nivelin e ulët të bashkëpunimit mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë,

“T’iu them të drejtën mund të ketë fërkime mes politikanëve, por dy popujt janë vëllezër dhe nuk ka veprime politike që i ndan”,- tha ai.