Deputetët e LDK-së me përshëndetje ushtarake i gëzohen vendimit për FSK-në

Me 92 vota për, në Kuvendin e Kosovës është miratuar vendimi që FSK bashkë me ushtrinë amerikane të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Pro këtij vendimi kanë votuar të gjithë deputetët, teksa ata të LDK-së kanë publikuar një fotografi pas votimit, shkruan lajmi.net.

“Gati për Mision”, ka shkruar shefi i GP të LDK-së, teksa ka publikuar fotografinë e deputetëve të partisë së tij me përshëndetje ushtarake.

Ndryshe, me vendimin e miratuar sot në Kuvend, ushtarët e FSK-së do të shkojnë në misione paqeruajtëse bashkë me gardën e Ajovës së SHBA-ve.