Deputetët e PDK-së dhe AAK-së bllokojnë sërish foltoren

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ia ka ndërprerë fjalën deputetit të VV-së Haxhi Avdyli derisa ky ishte duke folur në seancë.

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së janë mbledhur sërish para foltores së Kuvendit për të pamundësuar mbarëvajtjen e seancës

PDK ka kërkuar të anulohet seanca e sotme e Kuvendit dhe sipas PDK-së nuk duhet të mbahen seanca gjersa të zgjidhet çështja e veteranëve.

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës së sotme gjatë kohës kur në oborrin e Kuvendit janë duke protestuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.